Eko Higjiena

Bislimi e takon Hovenier një ditë pasi u largua Escobar, përmend “njohjen reciproke në qendër”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në vizitë numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, një ditë pas vizitës së Gabriel Escobar dhe takimit të këtij të fundit me krerët e shtetit.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga kryeministria, thuhet se në këtë takim është riafirmuar partneriteti i ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së dhe kanë dhënë detaje për temat që kanë diskutuar.

Uji Dea

Bislimi në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për marrëveshje me Serbinë për normalizim raportesh e që në qendër ka njohjen reciproke.“U diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.

“Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, përfundon komunikata.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.