Fundamenti

Bislimi: As që është dashur të priten rezultate

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Menjëherë pas takimit trepalësh në Bruksel, është deklaruar kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, i cili në pyetjen e gazetarëve se a pati ndonjë marrëveshje, tha se as që është dashtë të pritet një gjë e tillë.

Bislimi tha se në takimin e sotëm është diskutuar për Marrëveshja e 27 shkurtit, Asociacioni dhe çështjet tjera që lidhen me vizitën e Lajçakut në rajon.

“Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit”, deklaroi Bislimi, sipas të cilit, situata në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

“Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona…pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjell Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë”, ka thënë Bislimi, njofton televizioni publik.

GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri kosovar po ashtu konfirmoi se gjatë vizitës së javës së kaluar, emisari Lajçak ka dërguar në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit si dhe për qasjen e tij se si duhet të vazhdohet me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nen i saj nuk kushtëzon nenin tjetër dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e njërës apo tjetrës pikë të marrëveshjes. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka vullnet në BE për të shmangur një dokument që vetë e ka krijuar dhe publikuar”, u shpreh zv.kryeministri.

Ky i fundit shtoi se Mirosllav Lajçak, emisari i BE-së për bisedime, ka thënë se në është gabim teknik ajo që është thënë në facebook, që drafti i Asociacionit të jetë pikënisje e Asociacioni, “por akti i prezantimit të jetë pikënisje, ashtu siç ka thënë edhe pala kosovare”.

“Nga pala serbët kanë thënë se nuk iu intereson as Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogerinit (ish shefes së BE-së), por vetëm ajo që ka që thënë Isa Mustafa, ish kryeministri i Kosovës në vitin 2015”, tha Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.