United Hospital

Bislimi: Aplikimi në Këshillin e Evropës, i koordinuar me miqtë ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur kryesisht për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, të cilin e cilësoi si hap të rëndësishëm përpara.

Bislimi përmendi edhe benefitet e Kosovës nga anëtarësimi në këtë organizatë, gjë që sipas tij, do të ndikojë për mirë edhe në gjyqësorin e vendit.“Pas anëtarësimit, qytetarët tanë do ta kenë edhe një instancë europiane pët t’i adresuar çështjet e tyre. Kjo do të jetë në të mirë të tyre dhe do të ketë ndikim në funksionimin e gjyqësorit në vend”, tha ai.Bislimi tha se aplikimi ka qenë “i koordinuar me miqtë e Kosovës”, ndërsa theksoi se “Qeveria do të punojë me përkushtim hap pas hapi” në këtë proces.

Fundamenti

Zëvendëskryeministri u shpreh optimistë se të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës të cilat e njohin Kosovën do ta mbështesin atë në këtë proces.

Bislimi po ashtu beson se vendet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.