Bisha, Ronela ndjen mall për koncertet

Ronela ka publikuar një video të vjetër nga një performancë e saj.

Ronela Hajati ashtu sikurse edhe artistët e tjerë, gjatë kësaj sezone nuk janë të angazhuar me koncerte që zakonisht kishin në këtë periudhë.

Së fundi, ajo është kthyer prapa në kohë duke publikuar një video, në të cilën thotë se i mungon shumë publiku dhe atmosfera që krijohej në koncertet e saj.

Këngëtarja thotë se nëse situata vazhdon të jetë e tillë, projektet që ka përgatitur do t’i shtyejë përveç ndonjë kënge momentale.

“Këto janë momentet për të cilat kam punuar gjatë gjithë jetës time! Kjo është çfarë dua më së shumti! Kjo është arsyeja pse brengosem….. Nese situata vazhdon e tille,une cdo projekt e kam te shtyre per me vone,pervec ndonje kenge momentale. Me mungon pafund kjo atmosfere,ky publik,me mungojne netet pa gjume nga udhetimet,me mungon lodhja dhe kenaqesia qe justifikon gjithcka! Dhe qe e marr vetem prej jush… Une punoj,krijoj ,mundohem qe ne fund te dites te marr duartrokitjet tuaja! Pa ju ,une s’jam asgje… Faleminderit qe me keni mbeshtetur gjithmone dhe uroj tua kem shperblyer sadopak keto vite! Ju dua! ”, shkruan ajo.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).