Fundamenti

Biserko: Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, Vuçiq vazhdimisht propagandon dhe manipulon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke u larguar nga institucionet e Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e teston bashkësinë ndërkombëtare aq sa është e mundshme të manipulojë, shprehet kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko.

Biserko shton se Vuçiq ka muaj që ka nxitur tensione dhe akuzon në mënyrë sistematike kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Vuçiq, siç e dini, ka muaj që ka nxitur tensione dhe ka akuzuar sistematikisht Kurtin. Nga ana tjetër, Kurti nuk dëshiron ndarje. Vuçiq ka këshilltarë në Prishtinë edhe në Tiranë”, shpjegon Biserko për mediet serbe.

Largimi nga institucionet, sipas saj është një presion shtesë mbi Prishtinën.

Mobi Casa

“Përveç kësaj, Vuçiq vazhdimisht propagandon ngjarje [të paqena] nëpër media dhe personalisht mendon se Gjermania dhe Britania e Madhe janë prapa gjithçkaje që bën Kurti”, thotë ajo.

“Fakti është se SHBA-ja dhe BE-ja mbështesin propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Duke u larguar nga institucionet, Vuçiq po teston se deri ku mund të manipulojë bashkësinë ndërkombëtare. Megjithatë, fakti është se vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje në Berlin. Prandaj Kosova është vend i barabartë”, shton Biserko.

Në fund, ajo thotë se Vuçiq insiston që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe para nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.

“Mendoj se serbët do të kthehen në institucione. Dhe komuniteti ndërkombëtar këmbëngul për këtë. Kur të bjerë ‘Bota Ruse’, do të bjerë edhe ‘Bota Serbe’, siç e ëndërron Beogradi”, përfundon ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.