FIDANISHTJA

Bisedimet për koalicion po vazhdojnë, Hyseni: Çështja e qeverisë së re përmbyllet shpejt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka folur rreth bisedimeve për themelimin e qeverisë së re.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur për lajmi.net, se janë duke u zhvilluar bisedimet edhe me AKR-në në lidhje me themelimin e qeverisë së re.

I pyetur nga lajmi.net, se a janë duke biseduar me Behgjet Pacollin për krijimin e qeverisë së re, Hyseni e ka pohuar një gjë të tillë duke mos dhënë detaje shtesë.

Eco Higjiena

“Në rend të parë mund të them që bisedimet dhe kontaktet po vazhdojnë dhe unë besoj që kjo punë e themelimit të qeverisë së re të Kosovës do të përmbyllet shpejt. Kaq mund të them tash për tash, në detaje nuk mund të hy”, ka deklaruar Hyseni për lajmi.net.

Theksojmë se deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur takime dhe dakordime rreth formimit të qeverisë së re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate si dhe Listën Serbe, mirëpo ende nuk dihet saktë se sa vota i ka LDK-ja për formimin e qeverisë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.