Bisedimet kushtuan mbi 1.3 milion

Prej fillimit të dialogut politik dhe teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët vendor e kanë vizituar dhjetëra herë kryeqendrën evropiane, me ç’rast janë harxhuar miliona euro për bileta të aeroplanit, hotele ekskluzive dhe mëditje.
Krejt këto, janë paguar me paratë e buxhetit të shtetit.
Përveç kritikave për dështimin e fuqizimit të shtetësisë së Kosovës, negociatorët vendor kritikohen se kanë shpenzuar pa hesap në këto bisedime, shkruan Zëri.
Anëtarët e grupeve punuese bashkë me stafin e madh , përveç shpenzimeve të udhëtimit, i kanë marrë edhe nga 100 euro për kokë. Këto, për t’i mbuluar shpenzimet e ushqimit.
Të tilla shpenzime po ndodhin prej marsit të vitit 2011 kur edhe kanë nis bisedimet. Në total, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.3 milion euro për krejt këto bisedime.