FIDANISHTJA

Bisedime të fshehta në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekipi teknik kosovar që e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, sipas të gjitha gjasave po merr pjesë në një raund të ri bisedimesh, ndonëse për këtë nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar.

Këshilltari politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Visar Xani e ka konfirmuar se është në Bruksel, duke marrë pjesë në një takim, por nuk e ka thënë nëse fjala është për një raund të ri bisedimesh teknike me Serbinë.

Medita serbe kanë raportuar se Kosova dhe Serbia do të takohen pasditen e se premtes në Bruksel, ndërsa zgjedhjet lokale të Kosovës janë në fokus të takimit.

Hidromorava

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 3 nëntor, si rezultat i marrëveshjes së arritur kohë më parë në Bruksel, mirëpo nuk është e qartë nëse ende ka diçka të padefinuar për këto zgjedhje.

Zyrtarisht dihet që janë mbi 14 mijë ankesa të serbëve që jetojnë jashtë Kosovës drejtuar PZAP-së, pasi kërkesa e tyre që të pranohen si votues për zgjedhjet lokale ishte hedhur poshtë.

Nuk është e qartë nëse kjo do të diskutohet në Bruksel sot, mirëpo pjesëtarë të KQZ-së i kanë thënë “Zërit” të enjten se ata po përballen me presion shumë të madh nga OSBE-ja që t’i pranojnë si të drejta këto ankesa. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.