Uji Dea

Bisedime për koalicionin AAK – ‘Nisma’ – AKR

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e AAK-së dhe të “Nismës” ia kanë hapur dyert AKR-së së Behgjet Pacollit për ta përfshirë në koalicion. Madje, përfaqësuesit e këtyre partive nuk e kanë përjashtuar mundësinë e takimeve me AKR-në për të ecur bashkërisht në procesin e ardhshëm qeverisës.

Aleanca Kosova e Re (AKR) mund t’i bashkohet AAK-së dhe “Nismës” në koalicionin parazgjedhor. Kështu kanë vlerësuar analistët politikë, të cilët kanë thënë se po qe se ndodh një gjë e tillë, atëherë do të krijohet një parti me fuqi solide politike, shkruan gazeta ‘Zeri’.

United Hospital

E një gjë të tillë nuk e kanë mohuar asnjëra prej këtyre partive. Madje AAK-ja dhe “Nisma” kanë thënë se ka gjasa të jetë biseduar në këtë drejtim. Përfaqësues të këtyre dy partive opozitare kanë deklaruar se i kanë dyert e hapura për AKR-në dhe për partitë e tjera të vogla për të ecur bashkërisht në procesin qeverisës. Mirëpo, për një çështje të tillë nuk ka dashur të komentojë fare Aleanca Kosova e Re.

Megjithëkëtë, para pak ditësh lideri i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, tha se i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i vetmi prej opozitës që është treguar konstruktiv. Ndërkaq në një prononcim për gazetën “Zëri” ai tha se vijë të kuqe ka vetëm për PDK-në dhe LDK-në./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.