Eko Higjiena

Biseda e fundit me Enkelejdën, babai: Kisha merak, e telefonoja çdo një orë

/ 2 minuta lexim

Lajmi i mortit ka tronditur familjen Skënderasi, ndërsa i ati i Enkelejdës me lotë në sy kujton biseden e fundit më të bijën teksa e përcillte për në punë.

“Humbja është e thellë. Si ngaherë i bëmë bukën me vete dhe përcolla. Nga ora 08:00 u nisën në 10:30 e mora në telefon e pyeta si vajte. Vajta shumë mirë më tha. Në orën 13:30 nuk më ngrinte telefonin. E mora vesh nga kolegët dhe nuk mund ta besoj. E kishte pasion gazetarinë. Edhe atje ku nuk duhej të shkonte, shkonte gjithmonë. E merrja në telefon çdo një orë ku je sepse bëhesha merak. Edhe rasti më parë që shkoi në Moglicë kur shkau dheri dhe u plagosën tre persona, nuk e mbaj mend kush ishte, po dikush në studio i thoshte të mora në qafë. Ju falënderoj të gjithëve për respektin që keni për vajzën time.”- shprehet mes lotësh babai i Enkelejdës.

Fshati Panarit i Qarkut të Korçës ishte e shkruar te ishte stacioni i fundit nga ku gazetarja e News 24 Enkelejda Skenderasi do të raportonte edhe njëherë të vetme në redaksinë e News 24.

Pa marrë parasysh se ishte një ditë pushimi, Enkelejda bashkë me operatorin e News 24 Rushit Dekolli dhe 2 kolege të tjerë operatore do të rrugëtonin drejt fshatit Panarit ku ishte përgatitur ceremonia në kujtim të “100 vjetorit të masakrës së Panaritit 1914”, një nder veprat më mizore të shovinistëve grekë që shënoi 400 viktima mes popullsisë civile të pafajshme.

Uji Dea

Me këtë rast është inaguruar edhe memoriali kushtuar martireve të masakrës, ku ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, drejtues të pushtetit vendorë, si dhe pasardhës të personave që i mbijetuan masakrës. Gjithçka deri këtu ka shkuar më së mirë por vetëm pak kilometra në kthimin drejt Korçës ndodh tragjedia.

“Fuoristrada” që transportonte ekipet e medias mes tyre dhe gazetaren e njohur Skënderasi fatkeqësisht do të rrëshkiste në asfaltin problematik e me pas disa rrokullisje rreth 20 metra nën rrugë deri në përplasjen fatale me shkëmbin vrastar.

(a.n/News24/BalkanWeb)