Eko Higjiena

BIRN: Institucioni më jotransparent, Zyra e Kryeministrit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese publikoi të shtunën raportin “Shteti 30 % i Qasshëm për Qytetarët”, ku përfshihen gjetjet 18 muajshe të monitorimit që identifikojnë institucionet transparente dhe jotransparente në zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike. BIRN-i ka ngritur padi ndaj Zyrës së Kryeministrit, institucionit më jotransparent, për mohim të qasjes në dokumente publike.

BIRN-i monitoroi për një vit e gjysmë zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike që ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2010.

Gjetjet e raportit “Shteti 30 % i Qasshëm për Qytetarët”, të publikuar nga BIRN-i përfshijnë institucionet transparente dhe jotransparente përgjatë periudhës 18 muajshe të monitorimit.

Gresa Musliu, hulumtuese në BIRN, gjatë prezantimit të raportit pohoi se prej 300 kërkesave për qasje në dokumente publike drejtuar institucioneve vetëm në 30 prej tyre është kthyer përgjigje pozitive.

Institucioni më jotransparent, sipas Musliut, është Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila nga njëqind kërkesa ka kthyer përgjigje në më pak se tridhjetë prej tyre.

Në një rast, ZKM-ja nuk ka ofruar qasje në faturat e shpenzimeve të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave nën arsyetimin se mund të publikohet “ndonjë dietë shëndetësore e tyre”.

Për këtë arsye, BIRN-i ka paditur ZKM-në për mohim të qasjes në dokumente publike, thuhet në raportin e publikuar nga ky rrjet i gazetarisë hulumtuese.

Fundamenti

Institucione tjera jotransparente të përmendura në raport janë Komuna e Prishtinës e cila në një rast refuzoi kërkesën për qasje në dokumente publike për shkak se “arkiva është çrregulluar”.

Sipas raportit të BIRN-it, jotransparentë janë treguar edhe Agjensioni Kadastral i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial e ai Gjyqësor i Kosovës të cilët nuk kanë pranuar publikimin e emrave të gjykatësve dhe prokurorëve ndaj të cilëve janë ndërmarrë masa disiplinore.

Raporti përmend edhe institucione transparente si Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë për ofrimin e dosjeve të historisë së kompanive të regjistruara, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për publikimin e faturave të shpenzimeve të auditorëve dhe Agjensioni Kundër Korrupsion për dhënien e dokumenteve të ndryshme që nuk mund të gjenden në Internet.

Gresa Musliu gjatë prezantimit të raportit ka përmendur edhe Agjensionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili ka iniciuar heqjen e deklaratave të pasurive nga sistemi online dhe ka arsyetuar ZKM-në për mos zbulim të faturave të shpenzimeve.

”Ky agjension paraqet rrezik për transparencën, sepse që nga themelimi është duke gjetur kinse arsye ligjore për të arsyetuar mostransparencën e institucioneve”, tha Musliu.

Në fund, Musliu rekomandoi institucionet që të përgjigjen në të gjitha kërkesat për qasje në dokumente publike dhe të kenë konsideratë më të lartë për çështjet me interes publik, para se të refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente publike. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.