Mobi Casa

Biri im

/ 2 minuta lexim
HW

Të rrita në luftë, Qëndrova n’ torturë, Tash më ike jashtë,
Kur u bëre burrë.

*********************
Ku mbet ajo ëndrra,
Që ëndërruam bashkë,
Kur ti më dhe besë
Se kurrë s’do të ikësh jashtë?
***************************
Të rrita me shumë mundime
E të bëra burrë,
Më ike me bus,
Frikohem që s’do t’ shoh më kurrë.
*******************************
Prandaj qani, ju, o fusha bleroshe
E ju, o male me gurë,
Është herë e fundit
Që e shihni këtë burrë.
***********************
Kur shoh njerëz të pa shpresë
Që ikin në mërgim,
Zemra më rrah shpejt
Mbushem me trishtim.
***********************
Janë nis në rrugëtim
Kanë marrë rrugë të gjata,
E prapa i lanë
Veç shtëpitë e thata.
************************
Rënkon tokë e lashtë:
-Mbetën vetëm gurët e thatë,
S’dëgjoj më aty zëra të gjallë,
Jam vend i pa fat.
*************************
Gjurmët dhe tragu i shputave
Rrugëve ka mbetur
M’dhanë besë, do të kthehemi
Se s’kemi nënë tjetër.
*************************
Pas vitesh një mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.
**********************
Syve s’u besoj
Në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz
Që vijnë në shtëpi.
**********************
Disa ishin plakur
Disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,
Këta janë bijtë e mi?!
**********************
Ne të lamë të re
E të gjetëm plakë
Të lutem pashë përëndin
Falna kët mëkat.
***********************
Sonte, nata është e gjatë
Edhe kur yjet bëjnë dritë,
Pres me padurim
Që dielli të shndritë.
***********************
T’i shoh fushat pjellore,
T’i shoh malet në liri,
T’i shoh të gëzuar
Pleq e fëmijë.
***********************
Plagët po shërohen,
Prapë më vjen fuqi,
Na është mbushur vendi
Me të reja e me të rinj.
***********************
Anë e mbanë gjelbrim
Me të njomin barë
E n’mes ai mali i madh
Që e quajmë Sharr
***********************
Vera gumëzhin
Sa shumë mërgimtarë,
Përqafojnë familjen
Kohë të gjatë s’janë parë.
*************************
Kodrinat buzëqeshin,
T’gjithë vallëzojnë herët n’agim
Vendi është shumë i lumtur,
Popullin e ka plot gëzim.

HW

Arben Kurteshi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.