GRANDEMALL

Biqkaj: Seanca e parë u përshkrua me shkelje të shumta ligjore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jeton Biqkaj shef i grupit të këshilltareve të LDK-së në Kamenicë tha për rajonipress se zgjedhja e organeve të Asamblesë dhe ndryshimi i statutit u përshkruar me shkelje të mëdha ligjore. Biqkaj tha se për këto mangësi e ndërhyrje ligjore do të njoftojnë MAPL.

“Kuvendi shkeli ligjin kur votoj për ndryshim të statutit të komunës i cili sipas ligjit për qeverisje lokale dhe statutit të komunës duhet të dal në debat publik”. Kështu vlerëson për rajonipress Jeton Biqkaj shef i grupit të LDK-së në Kamenicë, raporton rajonipress.

Biqkaj tha se edhe emërimi i nënkryetarit për komunitete dhe zëvendës kryesuesit për komunitete që nuk i plotësojnë kushtet për t`i pasur këto pozita pasi Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale thotë se duhet së paku 10% të jenë komunitet i caktuar për tu emëruar në këto pozita sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 në Kamenicë komuniteti serb ka rreth 4.5% të popullsisë.

FIDANISHTJA

Sipas Biqkajt skandaloze ishte edhe fakti kur nga ana e kryetarit Begzad Sinani, në kuvend u dha njoftimi se ka emëruar një zëvendëskryetar komune dhe një nënkryetar ku i bije që komuna e Kamenicës i ka tre nënkryetar e që është shkelje e ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe vet statutit të komunës, ku parashihet që komuna të ketë vetëm një nënkryetar komune ka sqaruar Biqkaj.

Biqkaj tha se për të gjitha këto shkelje do ta njoftojnë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.”Besoj se MAPL do të reagojë dhe evitojë këto shkelje ligjore” tha Biqkaj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.