Biqkaj: Rezultati nuk ishte ai që e prisnim, por është vendimi i qytetarëve dhe ne e respektojmë me dinjitet
Kamenicë – Ne kemi dëgjuar, reflektuar por nuk mjaftoi, por do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për Kamenicën që duam ka shkruar Jeton Biqkaj.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kamenicës,
Procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale 2025 po përmbyllet. Falënderojmë secilin prej jush që na besoi votën, si për kandidatin për kryetar, ashtu edhe për ekipin tonë për Asamblenë Komunale.
Rezultati nuk ishte ai që e prisnim, por është vendimi i qytetarëve dhe ne e respektojmë me dinjitet.
Kryetarit të ri i urojmë suksese në udhëheqje, me shpresë që do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve. Po ashtu, urojmë që asambleistët e zgjedhur të jenë zëri i qytetarëve në çdo vendim.
Ne kemi dëgjuar, reflektuar por nuk mjaftoi, por do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për Kamenicën që duam.
LDK #Kamenica2025 #Faleminderit
Shiko më pak


