Biqkaj: Komuna po tregohet e papërgjegjshme, nuk i njeh as vlerat kombëtare e kulturore

Kamenicë – Jeton Biqkaj këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Kamenicë thotë për rajonipress se “Flaka e Janarit” edhe në kohën e okupimit është organizuar shumë dinjitetshëm ndërsa sot në liri nuk parashihen aktivitete kur jemi të lirë dhe kur paraja publike shpenzohet vend e pavend.
Jeton Biqkaj thotë se faji është te drejtoria e kulturës dhe vet Kryetari i Komunës ku aktivitete për Flaken e Janarit do të Organizojnë shkollat e jo Komuna, kur dihet rëndësia e Flakës se Janarit e cila edhe në kohën e okupimit është organizuar shumë dinjitetshëm ndërsa sot në liri nuk parashihen aktivitete kur jemi të lirë dhe kur paraja publike shpenzohet vend e pavend. “Kjo tregon paaftësinë e kësaj qeverisje të papërgjegjshme dhe e cila nuk i njeh as vlerat kombëtare e kulturore” tha Biqkaj./rajonipress/