Fundamenti

Biqkaj: Asambleja Komunale nuk duhet të kontrollohet nga të tjerët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – I bëjmë ftesë kryesuesit të Kuvendit që mos të lejohen ndërhyrjet e të tjerëve në punën e kuvendit Komunal, sepse përgjegjësia për të gjitha çështjet me rëndësi bie pikërisht në të zgjedhurit e qytetarëve të Kamenicës, sepse delegatët e Kuvendit përfaqësojnë vullnetin politik të qytetarëve tha Jeton Biqkaj.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kamenicës ishte thirrur me qëllim të aprovimit të raportit të Komisionit komunal për emërimin e rrugëve dhe zonave të qarkullimit publik, ku në kuadër të kësaj pike ishte futur edhe kompensimi i komisionit që kishte punuar në këtë projekt thotë për rajonipress Jeton Biqkaj këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së.

Biqkaj tha se shumica e delegatëve kërkuan që këto çështje të ndahen dhe kompensimi i komisionit nuk është çështje urgjente, por kryesuesi i KK-së z. Bajram Dërmaku nuk lejoji diskutim për këtë çështje dhe gjatë shqyrtimit të pikës së rendit të ditës shumica e delegatëve si të opozitës dhe të pozitës paraqitën vërejtje për raportin e këtij komisioni, ku në disa lokalitete nuk janë marrë parasysh propozimet e këshillave lokale, e aty ku kishte vërejtje, faji u hidhte te propozimet e këshillave lokale.

Biqkaj tha se nuk është hera e parë që kuvendi po dominohet nga ekzekutivi, por kësaj here u dominua nga Komisioni për emërimin e rrugëve.

Mobi Casa

“Për shkak të vërejtjeve të shumta pati propozime nga delegatët e opozitës dhe një pjesë e delegatëve të pozitës që kjo pikë të shtyhet dhe të formohet një komision i Kuvendit Komunal për rishikimin e kësaj liste. Këto propozime nuk u hodhën fare në votim që përbën shkelje të rregullores së punës së Kuvendit. Por drejtpërdrejt u hodh në votim lista e propozuar duke u thënë se po e aprovojmë me vërejtje”.

Sipas Biqkajt gjatë procesit të votimit 10 delegatë votuan për raportin 12 delegatë kundër dhe 4 abstenime sepse në sallë ishin 26 delegatë, ndërsa nga kryesuesi u tha që 10 vota janë për 9 kundër dhe raporti kalon me vërejtje. Pas mbledhjes në bisedë me delegatët e konstatuam që ne në mbledhje u mashtruam me këtë votim.

Pasditen e djeshme kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërmaku na ka ftuar përfaqësuesit e grupeve politike në Kuvend, duke premtuar se do rishikohet kjo listë e propozuar nga Komisioni dhe përfaqësuesit e subjekteve politike së bashku më këshillat lokale do të bëjnë ndryshimet e nevojshme dhe kjo çështje me plotësime të aprovohet me ndonjë mbledhje të radhës.

“Andaj i bëjmë ftesë kryesuesit që mos të lejohen ndërhyrjet e të tjerëve në punën e kuvendit Komunal, sepse përgjegjësia për të gjitha çështjet me rëndësi bie pikërisht në të zgjedhurit e qytetarëve të Kamenicës, sepse delegatët e Kuvendit përfaqësojnë vullnetin politik të qytetarëve” tha Biqkaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.