Fundamenti

BIPMB: Vizitë institucionale me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

/ 2 minuta lexim

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi me bashkëpunëtorë, priti sot, në rezidencën e tij, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberin, së bashku me kryetarin e Këshillit Nacional Shukri Ymeri, si dhe kryetari e OVL-së, Bejtullah Bejtullahi, për urime me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kjo është vizita e parë institucionale, me karakter përgëzimi me rastin e muajit të bekuar të agjërimit, duke uruar që të jetë ky muaj i rritjes së solidaritetit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Lidhur me vizitën e delegacioneve të pushtetit lokal dhe atij të Këshillit Nacional, në Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi e vlerësoi lartë, me ç’rast u shpreh: “Këtë muaj besimtarët islamë, anë e kënd botës e presin me kënaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt”.

Eco Higjiena

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim, tha midis tjerash, gjatë takimit Myftiu Saqipi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe, ai, i Këshillit Nacional, Shukri Ymeri, falënderuan për mikpritje drejtuesit e BIPMB-së, Myftiun Saqipi dhe sekretarin Refik Mehmeti, të cilët mysafirët i nderuan me nga një komplet lirash të dhëruara nga Dijaneti i Turq1isë, të perkthyera në gjuhën shqipe, njofton jetapress.