Hidromorava

BIPMB – Falënderon Shoqatën Alternativa e së ardhmes “ALSAR”, që me një Ddnacion nga Holanda dhuroi materiale shkollore për nxënësit e Luginës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një aksion të përbashkët midis përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës (BIPMB) dhe përfaqësuesve të Shoqatës Alternativa e së Ardhmes “ALSAR”, nga Shqipëria, përkatësisht të një donacioni nga Holanda, u bë shpërndarja e materialit shkollor: çanta, fletore, kompasë, lapsa, vizore etj, nëpër shkollat e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

Jetapress, mëson se edhe sot aksioni për realizimin e projektit vazhdon në pesë shkolla fillore, në vlerë prej 9200 euro, ku me ç’rast janë blerë 1049 çanta brenda të cilave janë vendosur nga 5 fletore, 4 lapsa, 1 kimik, 1 kompas dhe nga një komplet me vizore për çdo nxënës të klasave të dyta e të treta veç e veç.

Ky donacion ishte i mirëpritur nga nxënësit dhe drejtorët e shkollave në Luginë të Preshevës, të cilët me kënaqësi i pranuan dhuratat, duke i falënderuar nga zemra për mirësinë që kanë treguar në drejtim të këtyre ndihmave shumë të nevojshme për procesin arsimor.

FIDANISHTJA

Kjo është ndihma e parë konkrete e Fondacionit për arsim dhe kulturë “ALSAR”, nga shteti amë Shqipëria, e cila përmes donacionit nga Holanda, po realizon projektin ndihmë shkollave me pajisje shkollore, me shpresë se në të ardhmen nuk do të mungojnë ndihmat e tilla edhe në fusha te tjera të veprimtarisë njerëzore.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, mysafirët e misionit humanitar nga Shqipëria e Holanda, i priti në mënyrë vëllazërore, duke i falënderuar për ndihmën që kanë ofruar për shkollat e këtij rajoni, të cilat kanë nevojë për ndihma dhe përkrahje morale. Me këto ndihma jepet një mesazh i fortë se qytetarët e Luginës, nuk janë të harruar nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe një shpresë e mirë për të mos i braktisur vatrat e tyre, të goditura nga skamja dhe mjerimi ekonomik, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.