HW

BIPBM: Përgëzon strukturat e reja udhëheqëse në Luginë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, BIPBM, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon konstituimin e Kuvendit të ri komunal në Bujanoc, i dalë nga zgjedhjet e 24 prillit 2016.

Koalicioni Qeverisës në Bujanoc, në krye me Shaip Kamberin, ish deputet republikan, ish kryetar komune dhe ish veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut në Luginë, do të jetë një shembull i mirë i komunikimit me qytetarët, subjektet politike, opozitën, shoqëritë civile, mediat etj. për një pushtet me dinjitet, transparent dhe stabil.

Të njëjtin përgëzim Myftiu e ka edhe për Koalicionin qeverisës në Preshevë, të cilët i dëshiron suksese, në ndarjen e pushtetit dhe strukturimin e kuadrove, të cilat si prioritet të parë duhet të kenë profesionalizmin, madje politikën.

KKVITI

Qytetarët e Luginës, me pedantëri dhe me një kulturë të lartë politike, e dhanë votëbesimin për të zgjedhurit e tyre, të cilët do të angazhohen që me përgjegjësi t’i përfaqësojnë në institucionet komunale dhe shtetërore.

Qytetarët e Luginës, gjithashtu, presin nga pushtet e reja lokale dhe nga deputeti republikan, angazhim dhe përkushtim maksimal, në shtrimin dhe realizimin e kërkesave të tyre legjitime, për më shumë të drejta në Luginë të Preshevës.

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, BIPBM, në krye me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, duke i përgëzuar strukturat e reja komunale, kërkon nga ato bashkëpunim dhe bashkëveprim edhe me krerët e opozitës, të cilët duhet të jenë konstruktiv, duke lënë anash inatet, smirën e shantazhet, ndonëse, ata kanë të drejtë të hidhërohen, po assesi t’i bllokojnë institucionet e dala nga vota e lirë dhe proceset për një shoqëri të hapur, demokratike e prosperuese, thuhet në mesazhin e përgëzimit të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.