United Hospital

BIPBM: Përgëzime për fitore

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, me në krye liderin e saj Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, uron koalicionet e subjekteve politike, për rezultatet e arritura gjatë procesit votues për Këshillin Nacional, në Luginën e Preshevës.

Gjithashtu, BIPBM, përgëzon gjitha subjektet politike, shoqërinë civile, grupimin e qytetarëve dhe elektoratin në përgjithësi, për pjesëmarrje aktive në këto zgjedhje, si dhe për kulturën e lartë politike, që treguan gjatë këtyre zgjedhjeve, me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Votimi i qetë, fer dhe demokratik, tregon kulturën dhe edukatën e votuesve shqiptarë, të cilët gjithmonë kanë treguar një shembull të mirë gjatë zgjedhjeve për pushtet lokal, parlamentar, e tashti edhe për zgjedhjet nacional.

FIDANISHTJA

BIPBM, konsideron se me këto zgjedhje kanë fituar të gjithë shqiptarët, ngase pjesëmarrja e përgjithshme e tyre, e kanë ndryshuar kuptim partiak, që kishte dikur ky institucion.

BIPBM, edhe më herët e pat kërkuar që Këshilli Nacional, të jetë gjithëpërfshirës, ndaj uron që aji në të ardhmen të jetë funksional dhe i pranueshëm për të gjithë, njofton, Qendra Informative pranë BIPBM-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.