Uji Dea

BIPBM: Mesazh urimi për muajin e Ramazanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ua uron të gjithë besimtarëve të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm.

Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me kënaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë.

Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

GRANDEMALL

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund të mbretërojë mëshira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit ku do që gjinden me qëllim që 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ta festojnë na paqe dhe harmoni.

E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frymëzim i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe mirëkuptim. thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc thuhet në njoftimin e Qendrës për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.