UBT

BIPBM, fton për tejkalimin e tensioneve të krijuara në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, në Preshevë, organizoi një takim pune me bashkëpunëtorët e tij në Këshillin e Bashkësisë Islame, që vepron në kuadër të BIPBM-së.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me shqyrtimin e situatës së krijuar rreth të të ashtuquajturit Mexhlis i Novi Pazarit nga Sanxhaku, i cili thirret në emër të Këshillave të Kosovës.

BIPBM, këto veprime i vlerëson të pahijshme dhe shumë të dëmshme, të cilat janë duke lansuar disa individë të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze, pikërisht në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Uji Dea

BIPBM, fton dy palët: Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Ternava, që t’i ulin tensionet, ngase ka ardhur koha që ky institucion i lartë fetar në Kosovë, të sugjeroj KBI-ve të integrohet në institucion e pavarur të jetës fetare të BIPBM-së, nga Lugina e Preshevës, i themeluar që nga viti 2003, ashti siç është Meshihati i Sanxhakut në Serbi.

BIPBM, reagon ashpër ndaj përzierjes së Meshihati të Sanxhakut, në Luginë të Preshevës, duke krijuar tensione të panevojshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë të përbashkët me boshnjakët e Novi Pazarit, si në aspektin kulturor, regjional, kombëtare e as politik. Mirëpo, këtyre tensioneve po i kontribuon edhe politika e pushteteve në Luginë, e cila problemet artificiale po i barti nga sfera e politikës në fushën fetare.

Gjithashtu, Myfti i Luginës së Preshevës, i cili njëherit është edhe Koordinator i lëndës fetare i ndau dy mirënjohje për dy profesorë të dalluar në procesin arsimor: Leotrim Asllani nga Presheva dhe Ibrahim Rrustemi nga Bujanoci, njofton Qendra për Informim e BIPBM./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.