United Hospital

BIPBM dhe shoqëria civile vizitojnë Kryqin e Kuq lokal

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bujanoc – Një delegacion nga radhët e BIPBM-së dhe Shoqërisë Civile “Perspektiva”, vizituan Kryqin e Kuq lokal në Bujanoc.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi më shpalljen e Apelit për ndihmë viseve të përmbytura nga vërshimet e shiut në Serbi dhe rajon.

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, u interesua nga autoritetet e Kryqit të Kuq lokal, se si janë duke rrjedhur aksionet rreth grumbullimit të ndihmave dhe sa po i përgjigjen institucionet dhe qytetarët aksionit për ndihmë njerëzve dhe rajoneve të prekura nga vërshimet dhe përmbytjet.

Fundamenti

Shefi i Kryqit të Kuq lokal, Damjan Popoviç, pasi përshëndeti delegacionin e udhëhequr nga Myftiu Saqipi, falënderoi institucionet dhe qytetarët, të cilët po ofrojnë ndihma për të rrezikuarit nga vërshimet. Gjithashtu, ai, paraqiti nevojën edhe më tej të grumbullimit të ndihmave në gjëra ushqimore dhe higjienike, pastaj ndihma në veshmbathje dhe ujë.

Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtejmë rreth grumbullimit të ndihmave në këto momente të vështira nëpër të cilën po kalojnë njerëzit dhe rajonet e dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet.

Delegacioni në fund, vizitoi punktet e grumbullimit të ndihmave, njofton jehonapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.