Uji Dea

BIPBM dhe shoqëria civile apelojnë për ndihmë rajoneve të prekura

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Në lokalet e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, u mbajt një takim i përbashkët midis përfaqësuesve institucionalë dhe joqeveritarë, në të cilën u shqyrtua gjendja e sigurisë së qytetarëve në nivel komune dhe më gjerë në rajonet e prekura nga vërshimet katastrofike.

Gjatë këtij takimi, gjendja momentale në Komunën e Bujanocit, u vlerësua jo e rrezikshme për qytetarët, por u kërkua vigjilenca dhe gatishmëria e institucioneve në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku për sigurinë e qytetarëve.

Gjithashtu, në këtë takim ra propozimi i Apelit për ndihmë zonave të prekura nga vërshimet në Serbi dhe rajon.

FIDANISHTJA

“Shqiptarët, gjithmonë, janë treguar solidarë në bamirësi dhe humanitet, kudo që janë paraqitur fatkeqësitë, siç është rast me këtë të fundit, që nga reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimit të lumenjve, humbën jetën dhjetëra njerëz dhe u shkaktuan dëme të pakrahasueshme materiale”, tha kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Gjithë ata, që dëshirojnë të solidarizohen me ndihma kushtuar viseve të përmbytura nga vërshimet, mund të marrin informata në zyret e Shoqërisë Civile “Perspektiva” dhe lokalet e Kryqit të Kuq komunal, në Bujanoc, njofton jehonapress.