UBT

BIPBM apelon për tolerancë dhe bashkim fetar e politik

/ 2 minuta lexim
HW

Bashkësia Islame për Preshevë, Buajnoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe lideri i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, fton krerët fetarë, politikë dhe institucionalë, të bashkohen në prag të festës së Bajramit të Vogël, siç quhet ndryshe Kurban Bajrami, i cili vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam.

Në kohën kur Haxhi dhe Kurbani, reflektojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë, shqiptarët e besimit islam e sidomos krerët fetarë në Kosovë dhe në krahun e saj lindor: Lugina e Preshevës, po ballafaqohen me një valë presionesh të natyrave të ndryshme politike.

Uji Dea

BIPBM-ja, vlerëson se Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, si dhe me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore. Sot, kur besimtarët nga të gjitha viset e botës me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe i luten Atij për të vazhduar rrugën e shenjtë të Haxhit, kryerjen e Kushtit të Pestë Islam e në ditët në vijim përgatiten për prerjen e Kurbanit, në Kosovë e Luginë, po ndodhin dukuri, të cilat po na i zbehin festat tona tradicionale.

Prandaj, BIPBM, thërret të gjithë njerëzit e vullnetit të mire, që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Gjithashtu, ky institucion i lartë fetar, porosit besimtarët, që mes tyre mos të ketë inate dhe divergjenca, të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit, e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, njofton Qendra për Informim i BIPBM-së, në Bujanoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.