KKVITI

Bioletra e Tefik Gecit

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

E kaluara jonë historike thotë, Tefik Geci, nuk është vetëm varrezë, por edhe qytetërim, është rruga nga kemi ardhur. Tefik Geci është anëtar nderi i Muzeut Historik, „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ në Krujë. Sepse, në hulumtimet e tija për „Gjenealogjinë e Kastriotëve“ në Arkivin e Raguzës, Dubrovniku i sotëm, ka gjetur Vulën e Argjendtë të Skënderbeut, dhe bashkë me studimin e tij, për „Gjenealogjinë “, ia ka dhuruar, Muzeut të Krujës. Për këtë dhuratë të çmuar, Muzeu i Krujës, në vitin 1968 , Tefik Gecit i akordon çmimin, Anëtar Nderi i Muzeut Historik të saj. Unë kujtoj shprehet historiani 80 vjeçar, Tefik Geci, se historia ka vlerë vetëm nëse shkruhet. Në histori idetë e shkruara, mund të trashëgohen, të studiohen, dhe të pastrohen, e më pastaj të nxirren mësime! Në pikat e gjakut të së kaluarës janë idetë e së ardhmes. Qytetërim është edhe rruga nga shkojmë ne sot!..

Tefik Geci, u lindi me 20.06.1932 në fshatin Roganë të komunës së Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Gjakovë, ndërsa shkollën e lart, Histori- Gjeografi, në Nish, në vitin 1956. Jeta e mësuesit në Kosovë në atë kohë rrëfen Tefiku ishte një detyrë e rëndësishme, një detyrë e luftëtarit të dritës. Kosova e pas Luftës së dytë botërore ishte shumë e varfër dhe e paarsimuar. Rreth 80 % e popullsisë në Kosovë, ishte analfabet.

Misioni i mësuesit ishte i pazëvendësueshëm. Brezi im, rrëfen Tefiku, përjetësoi arsimin në Kosovë. Gjuha, Matematika dhe Historia, ishin lëndët kryesore. Të arsimosh Kosovën në atë kohë, nuk ishte e lehtë. Varfëria, mentaliteti fetar, dhe serbët nacionalist, bënin pengesa nga më të çuditshmet. Ne ishim të vetëdijshmëm se Kosovën mund të nxjerrim nga ajo errësirë e trashë, vetëm me hapjen e sa më shumë shkollave, dhe formimin e Universitetit. Udha e mësuesit dhe e nxënësit ishte dramatike. Të dy do të udhëtonim bashkë, njëri me mesazhin e Naimit, dhe tjetri me betimin, të marrim sa më shumë dije. Unë kam ditur tregon Tefiku që ta lexoj realitetin, dhe misionin e mirëfilltë të mësuesit.

Nxënësit e mi tregon Tefiku, e kanë ditur atdheun e tyre, shtrirjen e tij, adresën dhe origjinën. Në jetën e një mësuesi, ka shumë momente emocionale, dhe të prekshme. Më kujtohet një rast, kur në orën e gjeografisë e pyeta një nxënës; Arlind, a e di ku fillon atdheu ynë, po më tha prof, prej shtëpisë sime e nëpër çdo shtëpi të shqiptarëve, të gjithë nxënësit duartrokitën, duartrokita edhe unë. Sepse ishte një përgjigje me përgjigje. Né rrëfen Tefiku, ishim kallinjtë e parë të qumështit, që duhet të piqeshim më shpejt. Në moshën 18 vjeçare, unë e mora ditarin e mësuesit. Kjo ndodhi në vitin 1953 në fshatin Depce, një fshat mes Preshevës dhe Gjilanit.

KKVITI

Në Depce unë u bëra 20 vjeç. Fshati ishte i varfër, po me zemër të madhe. Çdo shtëpi kish betejën e saj. Në Norç një fshat jo larg Depces, më treguan fshatarët, se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, babushi i shqiptarëve, aty ishte furnizuar me bukë dhe me mish për të vazhduar udhën për në Krujë. Në Norç ka një krua që quhet, „Kroi i Skënderbeut“. Rruste, të thashë, historia është përmbajtja, shpirti dhe pasqyra e së kaluarës, dhe brenda saj mesazhi i së ardhmes. Luftërat e Kosovës janë me dhjetëra, shprehet Tefiku. Fal gjakut të të rënëve të të gjithë brezave, rrënjët tona sërish kanë rizënë dhe po rilinden. Kjo më gëzon shumë. Të ishe mësues në fshatrat e Kosovës, po edhe nëpër qytete, ishte vërtet vështirë.

Në tre pjesë i prenim lapsat, me gërshërë ua përgjysmonim fletoret, sepse, mungonin edhe lapsat edhe fletoret. Të fitosh dije të mirëfilltë duhet ta njohësh jetën më thellë. Rruste, jam krenar për punën që kam bërë. Ama, a kam mund të bëjë më shumë, me plot bindje e them se po. Prej vitit 1953 deri në vitin 1999, unë jam përpjekur të bëj më të mirën për vendin dhe atdheun tim. Para nxënësve dhe studentëve përherë kam qenë i gatshëm t´u përgjigjem interesave të kombit.

Tefik Geci, përveç punës arsimore ai është marr edhe me studime historike. Kryevepra e tij, “Gjenealogjia e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut”, është vlerësuar edhe nga Instituti i Histories së Kosovës, edhe nga Instituti i Historisë së Shqipërisë. Pra, Tefik Geci është autor i studimeve, “Gjenealogjia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, “Monedha e Argjendtë e Gjergj Katriotit”, „Veprimtaria e Bajram Currit 1862-1912“ apo thënë ndryshe, „Pushka e Maleve“. Dhe një mori dorëshkrimesh të tjera nga lëmi i historisë. Tefik Geci , magjistroi në vitin 1982, në Universitetin e Prishtinës para Komisionit vlerësues; Ali Hadri, Musa Kodra, dhe Skënder Riza, në temën “Veprimtaria e Bajram Currit 1862-1912”, punim që u vlerësua lart nga akademikët tanë, dhe që u botua në shumë revista të kohës. Tefik Geci është anëtar nderi i Muzeut Historik, „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ në Krujë. Sepse, në hulumtimet e tija për „Gjenealogjinë e Kastriotëve“ në Arkivin e Raguzës, Dubrovniku i sotëm, ka gjetur Vulën e Argjendt të Skënderbeut, dhe bashkë me studimin e tij, për „Gjenealogjinë “, ia ka dhuruar, Muzeut të Krujës.

Për këtë dhuratë të çmuar, Muzeu i Krujës, në vitin 1968, Tefik Gecit i akordon çmimin, Anëtar Nderi i Muzeut Historik të saj. Tefik Geci shquhet edhe në hulumtimet vullnetare shkencore. Studimet e Tefik Gecit për Milan Shuflain, dhe bibliografinë e tij, është një tjetër vepër e bërë me përkushtim të historianit të mirëfilltë. Për Jetën dhe Veprën e Shuflajit, historianit, dhe albanalogut të shquar Kroat ( mikut të madh të shqiptarëve) Tefik Geci i konsultoi arkivat e disa shteteve, dhe grumbulloi Fondin Historik të Shuflait, për Arkivin e Historisë së Kosovës, dhe për Arkivin e Histories të Shqipërisë. Mirëpo, veprimtaria atdhetare e historianit të nderuar, Tefik Gecit nuk ka të ndalur. Në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve 1991- 1999, Tefik Geci, ishte bashkëpunëtor i afërt i Prof. Anton Çetës. Në këtë Lëvizje, Tefik Geci, u angazhua për shuarjen e mullinjëve të gjakut, duke dhënë kontributin e tij në zvogëlimin e kësaj plage. Veprimtaria e Tefik Gecit, në studimet historike, dhe në veprimtaritë atdhetare është e gjerë, e thellë dhe e çmuar. E kaluara jonë shprehet historiani, Tefik Geci, nuk është vetëm varrezë, por është edhe qytetërim, rruga nga kemi ardhur, dhe ku do të vejmë./Rrustem Geci – Dortmund/rajonipress/