ARKATANA

Biografia e Sali Musliut, autorit të logos së re të FFK-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Të shtunën (16 qershor) është prezantuar logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës. Është piktori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, ai që e ka dizajnuar logon, e cila u përzgjodh nga FFK.

Logoja e re e FFK-së

Ai ka diplomuar në vitin 2001 në Akademinë e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck.

Musliu është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Uji Dea

Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë.

Piktori ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Dusseldorf e pranoi titullin ‘Mjeshtër i Artit’.

Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.