UBT

Binduni në fuqinë e lëngut dhe çajit nga pjeshka

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pjeshka është e lëngshme dhe shumë e shëndetshme. Përmban shumë sheqer, karotinë, acide të pemëve, proteina, niseshte, përbërës mineralë, vitamina A, B, C dhe hekur. Përdoret në ushqim, industri dhe mjekësi.

Njihet në mjekësinë popullore si preparat për pastrimin e zorrëve. Është burim i mirë për vitamina. Përmbajnë edhe vitaminat e grupit B, përfshirë folacinë dhe niacinë, vitamina C, vitamina E dhe biotinë (vitamina H).

Ndikon pozitivisht edhe te problemet shëndetësore: akne, anemia, astma, sëmundjet e lukthit, sëmundjet e dhëmbëve dhe sipërfaqes së gojës dhe enëve të gjakut, bronkitis, humbje të kujtesës, depresion, ekzemë, mundime dhe të vjella, shterpësi dhe nervozizëm. Është me rëndësi të thuhet se marrëdhënia e kaliumit dhe natriumit është shtatë me një, prandaj këto pemë të lëngshme janë të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me të ënjturat.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se kjo pemë magjike shton pjellorinë te meshkujt, ulin shtypjen e lartë të gjakut, si dhe parandalojnë zhvillimin e kancerit. Falë vitaminave B2, është e dobishme për të ruajtur shikimin e mirë, për lëkurë elastike dhe për dukje të përtërirë. Pjeshkat ju sugjerohen edhe fëmijëve në zhvillim sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritje dhe zhvillim.

Uji Dea

Janë të dobishme edhe për pagjakësinë, për sëmundjet e zorrëve. Lëngu i pjeshkës ju sugjerohet personave që vuajnë nga aritmia, te personat me sistem të ndjeshëm nervor si dhe për pastrimin e organizmit. Është e dobishme për problemet me tretjen, ka efekt laksativ dhe diuretik. Është e mirë edhe për qetësimin e nervave dhe në punën e përgjithshme të organeve të tretjes. Nuk u preferohet personave me diabet dhe personave me alergji. Lëngu i pjeshkës është i dobishëm te çrregullimet e ritmit të zemrës, pagjakësia, sëmundjet e lukthit, te kapsllëku. Konsumohet nga gjysmë gote 15 deri 20 minuta para ushqimit.

ÇAJ NGA GJETHET E PJESHKËS:

Kundër të vjellave në shtatzëni – 50 g gjethe të thata të pjeshkës i përzieni me 5 decilitra ujë të vluar, e më pas e lini të mbuluar për t’u ftohur. Çajin e procedoni, e gjatë natës e lini në frigorifer. Në mëngjes e ngrohni dhe e pini në lukth të thatë. E njëjta sasi konsumohet çdo dy orë. Për forcimin e mëlçisë, lukthit dhe mushkërive – 30 g gjethe i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar ose qumësht. Kur të ketë pushuar 5 deri 10 minuta e procedoni, e pini 3 herë në ditë nga një gotë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.