Mobi Casa

Bin Laden, analistja e CIA-s u vjedh filmin komandove

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajleri i ri i filmit “Zero Dark Thirty”, që tregon për gjuetinë për kapjen e Osama bin Laden, tregon se ylli i filmit mund të mos jetë njësia e komandove që bastisën shtëpinë e kryeterroristit në Pakistan, por një grua dinake, analiste e CIA-s, që koordinoi misionin që çoi në vrasjen e sheikut.

Filmi me regji të Kathryn Bigelow vë në fokus aktoren e nominuar për çmimin Oscar, Jessica Chastain. Ajo luan një analiste të CIA-s që ka një rol thelbësor në përpjekjet 10-vjeçare për të kapur terroristin më të kërkuar në botë.

“Përshëndetje të gjithëve. Trajleri i ri i filmit ku luaj unë, “Zero Dark Thirty”, u publikua sot dhe unë desha ta ndaja bashkë me ju”, shkruante Chastain online, transmeton TCH.

“Ende nuk më lejohet të flas për filmin, por a e gjeni dot se kë luaj unë? Përgjigjia me më shumë “likes” fiton!!!”, thotë më tej aktorja.

UBT

Spekulimi rreth rolit të saj ka të bëjë me një intervistë prej 60 minutash të dhënë nga një prej komandove që mori pjesë në operacionin për vrasjen e Bin Laden.

“Një nga pasagjerët në avion ishte një analiste e CIA-s që kishte kaluar pesë vjet në ndjekje të Bin Laden”, deklaroi marinsi Scott Pelley në intervistë, që u publikua në shtator.

Edhe ish-komandoja tjetër i identifikuar si Mark Owen, në librin e tij “No Easy Day”, i kushton vëmendje një agjente sekrete të CIA-s, të cilën e identifikon me emrin “Jen”.

Owen thotë se analistja ishte më e bindur se kushdo, përfshirë presidentin Obama dhe shefin e CIA-s Leon Panetta, se Bin Laden fshihej në kompleksin në Abotabad të Pakistanit.