RCCOLA

Bimët shëruese për gripin

/ 2 minuta lexim

Gripi po përhapet me shpejtësi. Gripin zakonisht e shpërndajnë njerëzit e shëndetshëm. Më së shpeshti shfaqet në stinën e dimrit, prandaj njerëzit qëndrojnë brenda, të grumbulluar, e infektimi vjen përmes shumë faktorëve. Nga momenti i infeksionit deri te shenjat e sëmundjes zakonisht kalojnë dy ditë. Temperaturat sillen nga 39 deri 40 C. Pas 3 deri 4 ditë të kohëzgjatjes së sëmundjes, shfaqen sekretime të forta nga hunda, zëri ngjizet, fyti thumbon dhe shfaqet kollë e thatë

Shërimi:

Për shërimin e gripit ju paraqesim dy receta:

Receta e parë:

20 gr hithra

20 gr mijëgjethëse (lat. Achillea millefolium)

20 gr kërcell trumzë

20 gr kërcell luleradhiqe

Përgatitja e çajit dhe konsumimi:

Barishtet i imtësoi dhe i përzieni bashkë. Ta zieni çajin ngadalë, që do të thotë në 1 litër ujë të vluar të vendosni 5 gr përzierje të barishteve dhe i vloni për një minutë. I ftohni ashtu të mbuluara. Çajin e përgatitur ta konsumoni për një ditë, nga 1 dl, në periudha të caktuara kohore. Në secilën dcl, shtoni nga 1 lugë të mesme lëng limoni. Çajin mund ta ëmbëltoni me mjaltë.

Mobi Casa

Receta e dytë:

30 gr kaçe të bluar

30 gr gjethe të mentës

30 gr gjethe delli

20 gr rrënjë të shtogut të bardhë

20 gr gjethe të mentës së egër

Përgatitja e çajit dhe konsumimi:

Barishtet i imtësoni dhe i përzieni bashkë. Gjithçka ngjashëm sikurse te receta e parë, duke marrë edhe komposto, në sasi të barabartë nga kungulli, mollët dhe fiku. Pas aplikimit do të djersiteni. Këtë recetë mund ta përdorni edhe për fëmijë, por barishtet duhet t’i pakësoni përgjysmë.

(Kosova Sot)