UBT

Bimët dhe ushqimet që parandalojnë mpiksjet e gjakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njerëzit me çrregullime të caktuara duhet pasur kujdes çfarë hanë, në mënyrë që gjakun ta mbajnë larg mpiksjeve. Mpiksja e gjakut është proces nga i cili gjaku trashet në formë të droçkave.

SALICILATET

Rrushi parandalon trashjen e gjakut. Kur është e nevojshme, mjekët përshkruajnë aspirinë ditore për të reduktuar rrezikun për trashjen e gjakut dhe për të shmangur komplikimet. Sipas “National Institutes of Health”, komponent të aspirinës përgjegjës për reduktimin e rrezikut nga trashja e gjakut janë ato që njihen si salicilate. Salicilatet po ashtu mund t’i hasim në një gamë të gjerë me pemë dhe perime.

USHQIMET E PASURA ME SALICILATE:

Ananasi, Mjalti, Rrushi dhe derivatet e rrushit: vera, uthulla, rrushi i thatë, Frutat e malit: dredhëzat, boronicat, mjedrat, boronicat e kuqe, Kumbullat dhe kumbullat e thata, Portokajtë dhe mandarinat, Ullinjtë, Domatet, Çikorja, Kajsitë, Specat pikantë, Bimët dhe erëzat e pasura me salicilate janë: këri, kanella, specat, shafrani, xhenxhefili dhe menta.

FIDANISHTJA

AMINOACIDET OMEGA 3

Sipas “Harvard School of Public Health”, aminoacidet omega 3 janë nutriente esenciale që ndihmojnë në rregullimin e droçkave të gjakut. Shumica e njerëzve besojnë se për të plotësuar nevojat me aminoacidet omega 3, duhet të konsumojnë mish peshku. Derisa me të vërtetë peshku është burim i mirë për aminoacidet omega 3, këtë aminoacid e hasim edhe në disa perime, përfshirë lakrën e Brukselit, lakrën jeshile, spinaq. Burime të tjera për aminoacidet omega 3 janë edhe farat e lirit, farat e lulediellit, vaji i misrit dhe soja.

VITAMINA E

Një studim i viti 2011 i publikuar te revista shkencore “Thrombosis Research”, kishte ekzaminuar efektin e vitaminave E në formimin e droçkave të gjakut. Ajo që kishin zbuluar ekspertët ishte se vitamina ishte në gjendje të parandalonte formimin e qelizave përgjegjëse për koagulimin, kështu që ka vepruar si antikoagulant. Sipas “Office of Dietary Supplements”, vitamina E mund të jetë e pranishme në lloje të ndryshme të vajrave, si dhe në spinaq, brokoli, kivi, mango dhe domate.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.