ARKATANA

Bill Gates tregon se njerëzit me këto 3 aftësi do të jenë të suksesshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Miliarderi Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes. Ai shpesh punon me shpikës dhe inovatorë të industrisë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të avancuar komunitetet.

Dhe bazuar në të dhënat që ka mbledhur, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me tre background-e do të jenë më të kërkuarit nga sot e tutje: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.

Punëtorët e aftë në këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, thotë Gates për redaktorin ekzekutiv të LinkedIn, Daniel Roth.

“Unë mendoj për njohuritë bazë të shkencave, aftësitë matematikore dhe ekonominë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë shumë kërkuese për këto gjëra,” thotë Gates.

ARKATANA

Ju nuk duhet të jeni ekspert në kodim ose në tabelën periodike, por aftësia për të menduar ashtu siç bëjnë këta ekspertë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

“Nuk është e domosdoshme që ju do të shkruani kodin, por ju duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë ata”, thotë bashkëthemeluesi i Microsoft.

Ata ka të ngjarë të revolucionarizojnë industrinë tuaj, thotë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.