GRANDEMALL

Bill Gates: Sikur të kisha imagjinatën e Steve Jobs për dizajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një intervistë prej 60 minutash në CBS, themeluesi dhe kryetari i Microsoft-it, Bill Gates, iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me rivalin e tij të dikurshëm Steve Jobs.

Gates foli mbi takimin e tyre të fundit, në maj 2011, kur Jobs ishte vërtet shumë i sëmurë. Ai e kujton inovatorin e Apple si një nga personat me idetë më brilante për dizajn dhe njëkohësisht një person optimist për të ardhmen, pavarësisht sëmundjes së tij.

Charlie Rose e pyeti se cila ishte një cilësi që ai do të dëshironte ta kishte. Pa hezituar, Gates u përgjigj “Sikur të kisha imagjinatën e tij për dizajn! Fakti që ai, edhe pse kishte shumë pak njohuri nga inxhinieria, bëri mrekulli me dizajnin dhe dëshmoi se sa i rëndësishëm është ai për një produkt.

Uji Dea

Ai tregoi se dizajni i mirë të çon vërtet në drejtimin e duhur. Duke ndjekur këtë filozofi, erdhën në treg produkte të jashtëzakonshme.”

Pavarësisht faktit se Gates dhe Jobs ishin rivalë të fortë me njëri-tjetrin dhe ky i fundit e ka thumbuar shpesh Microsoft-in me deklaratat e tij, Gates mesa duket nuk i mban mëri njeriut që dikur tha edhe se Microsoft-i nuk ka shije. Në fakt, kujtimet e tij e bëjnë disi nostalgjik Gates-in.

“Ai dhe unë, në një farë mënyre, u rritëm së bashku. Çdo fantazi që kishim për krijimin e produkteve dhe krijimin e gjërave të reja, e dini, e arritëm,” tha Gates.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.