UBT

Bill Gates, sërish më i pasuri në botë

/ 1 minutë lexim

Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, sërish kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas “Bloomberg”.

57-vjeçari Bill Gates ka kthyer titullin e “njeriut më të pasur në botë” pasi në fillim të vitit aksionet e “Microsoft”-it u rriten për 28 për qind.

Gates, i cili kryesonte listën në vitin 2007, tani ka një pasuri prej 72.7 miliardë dollarësh, ose 16 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Eco Higjiena

“Kampion” i vitit të kaluar, 73-vjeçari meksikan, Carlos Slim, rrëshqiti në vendin e dytë si pasojë e rënies së vlerës së operatorit mobil “Amerikas Mobil” me 14 për qind.

“Bloomberg” vlerëson se tani pasuria e meksikanit llogaritet të jetë për më shumë se tre miliardë dollarë më pak në krahasim me vitin e kaluar.