Bill Clinton: Kam përdorur marijuanë

Ish-presidenti i SHBA-ve, babai i pavarësisë së Kosovës, Bill Clinton, nuk e ka mohuar se gjatë jetës së tij ka përdorur narkotikë.Këto pohime Clinton i bëri gjatë një intervistë për Fustion TV me nikoqir Jorge Ramos të martën.
“Unë kurrë nuk kam thënë se nuk e kam provuar. Unë kam thënë se kam tentuar. Unë kurrë nuk e kam mohuar se kam përdorur marijuanë”, theksoi Clinton.
Presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama, ka qenë shumë i hapur për faktin se kur ka qenë i ri ka eksperimentuar edhe me marijuanën, por edhe me kokainën.
I pyetur nga Ramos se po që se do të ishte tani president, a do të pranonte që të përgjigjej rreth narkotikëve, Clinton tha se ai e dha përgjigjen origjinale në fushatën presidenciale të vitit 1992, ku ai thotë se ishte keqinterpretuar nga mediat.
Dihet se Clinton në mënyrë publike pranoi se ai nuk e thithi brenda organizimit marijuanën gjatë viteve të shkollimit në Rhodes.
“Kur isha në angli, unë eksperimentova me marijuanën dy-tri herë dhe nuk më pëlqeu. Nuk e futa në organizë dhe kurrë më nuk e provova përsëri”.
“E kam thënë të vërtetën. Mendova se ishte qesharake. Dhe i vetmi gazetar që ka qenë i pranishëm aty tha se unë e kam thënë të vërtetën”, përfundoi Bill. /Telegrafi/