Bill Clinton: Ja çfarë më tha Presidenti Rugova

Presidenti Klinton tha:“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysëm kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugovës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara.
Në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin e Kosovës, më 1 nëntor të vitit 2009 , presidenti i 42-të Amerikan, Bill Clinton, e nisi përshëndetjen e Tij duke kujtuar presidentin e parë dhe historik të vendit, Ibrahim Rugovën.
Presidenti Klinton tha:“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysëm kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugovës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara.
Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihëmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.