Bill Clinton, Babai i Vitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, është nderuar për aftësitë e tij prindërore gjatë të martës nga vajza e tij Chelsea, e cila i ka dhënë atij çmimin Babai i Vitit në një ngjarje gala në New York.

Politikani është nderuar me çmim nga zyrtarët e Komitetit të Ditës Kombëtare të Babait, dhe ka bërë një fjalim prekës për të qenit prind pasi ka marrë çmimin.

Chelsea, e cila ishte e ftuar e papritur në dhënien e çmimit ka thënë:

“Çdo ditë ai është babai im, dhe nuk kam nevojë për një çmim për t’i treguar se ai është më i mirë që ndonjëherë kam mundur të kem. Por unë jam falënderuese që ai po e pranon këtë mirënjohje të cilën unë, sigurisht, vajza e njëanshme e tij, mendoj se ai gjithmonë e ka merituar”.

Mobi Casa

Gjatë fjalimit të tij Clinton mes tjerash ka rikujtuar “fjalosjen e vetme” me vajzën e tij kur ajo kishte qenë një vajzë tinejxhere e shkollës së mesme që jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

“E shikova atë dhe i thash, ‘Derisa ti je në këtë shtëpi, të qenit president është detyra ime e dytë më e rëndësishme’,”, ka thënë Clinton.

Nga fituesit e mëhershëm të kësaj mirënjohjeje ka qenë edhe një ish-president amerikan, Ronald Reagan, në vitin 1957, pastaj DICk Van Dyke në vitin 1967 dhe partneri i dikurshëm politik i Clinton, Al Gore, në vitin 1984. /Telegrafi/