Hidromorava

Bilinica do të bëhet me rrugë të asfaltuar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Investimi i Komunës së Gjilanit me në krye Lutfi Hazirin, për këtë rrugë kap shumën e 160 mijë euro. Është fjala për rrugën Pogragjë – Bilinicë me një gjatësi 3.5 km dhe një gjerësi 4 metra. Dinamika e punimeve deri në përfundimin e kësaj rruge është 57 ditë, kur edhe do të përfundohet i gjithë projekti. Kështu kemi nisur edhe me rrugët tjera në fshatra dhe qytet dhe do të vazhdojmë me këtë dinamikë edhe më të shtuar të realizimit të rrugëve në gjithë hapësirën e Komunës, ka thënë nënkryetari Rexhep Kadriu.

Makineria teknike doli edhe në fshatin e brezit kufitar në Bilinicë, jo për tjetër por për ta asfaltuar rrugën 3.5 km, që financohet nga Komuna e Gjilanit në vlerë prej 160 mijë euro, e që është jetike për banorët e këtij fshati me rreth 60 shtëpi.

Në këtë proces të fillimit të punimeve ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu së bashku me drejtorët e drejtorive komunale. Kadriu tha se ky është projekt mëse i duhur për këta banorë, sepse rruga ekzistuese e deritashme mund të quhej gjithçka pos emërtimit rrugë.

“Investimi i Komunës së Gjilanit me në krye Lutfi Hazirin, për këtë rrugë kap shumën e 160 mijë euro. Është fjala për rrugën Pogragjë – Bilinicë me një gjatësi 3.5 km dhe një gjerësi 4 metra. Dinamika e punimeve deri në përfundimin e kësaj rruge është 57 ditë, kur edhe do të përfundohet i gjithë projekti. Kështu kemi nisur edhe me rrugët tjera në fshatra dhe qytet dhe do të vazhdojmë me këtë dinamikë edhe më të shtuar të realizimit të rrugëve në gjithë hapësirën e Komunës”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndërsa banorët e këtij fshati janë shprehur tepër të gëzuar me këtë projekt madhor që po i ndodh atyre në këtë fshat.

Shemsi Fazliu, banorë rreth të shtatëdhjetave, ka thënë se është projekti më i mirë që i ka ndodhur këtij fshati ndonjëherë.

Uji Dea

“Ky investim është ai të cilin ne e kemi pritur për vite të tëra. Të tjerët veç na kanë premtu edhe kurrë se nisën punën. Faleminderit prej kryetarit Lutfi Haziri po na mundëson me rrnu ma mirë. Pas këtij projekti më askush nuk do të shpërngulet nga ky fshat i brezit kufitar”, tha Fazliu.

Ndërsa Faik Shabani, po ashtu një i moshuar i fshatit, ka thënë se kjo është një rilindje për banorët këtu.

“Rinia e këtij fshati më nuk ka arsyen të mendoj shpërnguljen për në Gjilan, ngase kushtet për jetë dhe zhvillim po krijohen”, tha ai.

Javë më parë janë shtruar rrugët në qytet, ka nisur asfaltimi i rrugës Lladovë-Nasalë dhe 3 rrugë në fshatin Përlepnicë, ndërsa sot po nisë rruga Pogragjë-Bilinicë, e cila do t’ju mundësoj banorëve jetë të dinjitetshme.

Ndryshe, për shkak se është java e fundit e fushatës elektorale, dhe meqë e marta është ditë e takimeve me qytetarë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takimeve me qytetarë do t’i përkushtohet gjatë gjithë javës së ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.