UBT

Bilinica dhe Nasala së shpejti përfitojnë asfaltin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa tha për rajonipress se në pejsën e dytë të muajit gushtë pritet të nisë asfaltimi i rrugës Pograxhë-Bilinicë dhe ajo Lladovë – Nasalë në vlerë të 350 mijë eurove. KRPP pritet që këtë javë të shpallë tenderin tha Mustafa.

Fshati Bilinicë që ka mbi 60 shtëpi së shpejti pritet të bëhet me rrugë të asfaltuar. Në këtë paketë hynë edhe rruga Lladovë- Nasalë. Qemajl Mustafa kryetar i komunës tha për rajonipress se rrugët Pograxhë – Bilinicë dhe Lladovë – Nasalë prite të nisim në pjesën e dytë të muajit gusht.

RCCOLA

Mustafa tha se vlera e këtyre dy rrugëve shkon në 350 mijë euro derisa tenderi pritet të shpallet nga KRPP këtë javë.

Mustafa tha se nuk i kemi harruar për asnjë moment kërkesat e këtyre fshatrave , por edhe të fshatrave tjera. “Në momentin e parë që do të kemi buxhet ne do të fillojmë edhe rrugë tjera me rëndësi dhe me prioritet për Komunën dhe banorët” tha Mustafa./rajonipress/