RCCOLA

Bild: Pushime të lira në bregdetin e Shqipërisë

/ 1 minutë lexim

Gazeta gjermane “Bild” propozon plazhet shqiptare si destinacione për të gjithë ata që duan të marrin rreze dielli, duke shpenzuar pak.

Në artikullin e titulluar “Aty ku mund të shkoni për një banjo dielli që kushton lirë”, „Bild“ e rendit plazhet e Sarandës me ujin e kristaltë dhe bregdetin ku ndërthuret ai shkëmbor me atë ranor, krahas plazheve të tjera ballkanike, si ato të Ulqinit në Malin e Zi, ato të Kroacisë si dhe Bullgarisë.

Tabloidi gjerman fton gjithashtu turistët e huaj që kanë planifikuar pushime në zonat turistike pranë Shqipërisë, si Korfuzi, të kalojnë disa orë në diell në plazhet e pashkelura të Sarandës dhe zonave përreth, që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv.

KKGJILAN

„Bild“ citon gjithashtu edhe portalin amerikan në internet “Price of Travel”, që ka publikuar një listë me 14 destinacionet turistike bregdetare më pak të kushtueshme të Europës.

Shqipëria me bregdetin e Sarandës renditet e treta, në një listë ku bëjnë pjesë edhe destinacione tepër të famshme si ishujt grekë të Egjeut, plazhet spanjolle, italiane e ato turke.(albinfo)