Bild: Punë e kryer – Granit Xhaka në Premierligë
Granit Xhaka duket se sezonin tjetër do të luajë në Premierlig. Arsenali duket se ka transferuar mesfushorin shqiptar të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhakën
Të përditshmet angleze e ato gjermane tashmë e quajnë punë të kryer kalimin e Xhakës në ‘Emirates Stadium’.
Sipas Metro, Bild, The Sun, Sky Sport, dhe shumë mediave tjera botërore, Arsenali është pajtuar që t’i paguajë 43 milionë euro Gladbachut për transferimin e 23 vjeçarit shqiptar.
Sipas mediave në fjalë, Xhaka do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare më klubin londinez ku do të përfitojë 122 mijë funta në javë. /Express/


