ARKATANA

“Bild”: Milot Rashica më në fund do të shitet verës, kjo gjë do t’i ndihmonte Werder Bremenit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Milot Rashica raportohet se është duke kaluar sezonin e fundit te Werder Bremeni, shkruan Zeri.info.

Në verën e vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, Rashica ishte i lidhur ngushtë me një largim nga skuadra gjermane, por që kjo nuk ndodhi.

Megjithatë, “Bild” shkruan se reprezentuesi i Kosovës do të largohet sigurtë gjatë afatit kalimtar të verës.

Hidromorava

“Një gjë është e qartë: Golat do të ndihmonin Rashicën dhe gjithashtu Werderin. Sepse në verë kosovari më në fund do të shitet. Me shumë gola, Rashica më në fund do ta rekomandonte veten përsëri te klubet e tjera dhe mund t’i sillte Werderit një çmim më të lartë” – thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

Sulmuesi vushtrrias ka kontratë të vlefshme me Werder Bremenin deri më 30 qershor të vitit 2022.

Derisa ende nuk ka renovim të kontratës, kontrata aktuale “detyron” klubin gjerman ta shesë lojtarin gjatë këtij viti, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.