Mobi Casa

Bilanci i COVID-19, 401 të vdekur, 3,824 raste aktive dhe 7,191 të shëruar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7,191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,824.

Ndryshe, IKSHPK në vazhdimësi ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

UBT

Po ashtu ka theksuar se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat, t’i lajnë duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.