Fundamenti

Bilanci COVID-19: 3,708 raste aktive, 416 të vdekur dhe 7,562 të shëruar

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Ndryshe, një ditë më parë u tha se hedhja e maskave dhe dorezave të përdorura nëpër rrugë paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik e sidomos tani kur po përballemi me pandeminë COVID-19.

Fundamenti

Infektologu Arben Vishaj thotë se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.