Eko Higjiena

Bilanc i mirë tregtar me vendet e CEFTA-s

/ 1 minutë lexim

Ka filluar të rritet eksporti i prodhimeve kosovare. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj eksporti ka shënuar rritje prej 8.5 për qind, përkatësisht për 27.2 milionë euro.

Kosova më së shumti ka eksportuar metale bazë, ushqime të përgatitura, pije, plastikë etj. Gjatë kësaj periudhe, importi ka shënuar ulje për 7.7 për qind, por megjithëkëtë vlera e importit mbetet ende shumë e lartë në krahasim me atë të eksportit. Importi tashti është mbuluar me eksport të produkteve tona me vetëm 12.8 për qind, raporton KTV.

KKGJILAN

Partnerët kryesorë tregtarë sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, sa i përket muajit maj të këtij viti, janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 39.1 për qind në eksportin e prodhimeve kosovare dhe me 41.1 për qind në importet tona. Vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 32.8 në eksport dhe 31.4 në import.