UBT

Bilalli-Zendeli: Do të jetë me emocion vota ime për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Arta Bilalli Zendeli, tha se vota për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vota më me emocion për të dhe për gjithë shqiptarët që janë aty.

Arta Bilalli Zendeli për RTK ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), që do të mbahet të hënën më 24 prill.

Ajo sqaroi se “në qoftë se kemi parasysh procedurën se vendimin e sjellë Komiteti i Ministrave dhe ajo pastaj duhet të kalojë në Asamblenë Parlamentare, ku votat për Kosovën, tashmë janë siguruar. Prandaj, kam dyshim fare të vogël se mund të jetë fjala për diçka tjetër. Kur bëhet fjalë për Republikën e Kosovës kjo është arritje e madhe”.

Më tej, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Arta Bilalli-Zendeli, lidhur me përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, theksoi se procesi i anëtarësimit si i tillë është paksa i vonuar, nëse kemi parasysh kohën e anëtarësimit të shteteve të reja që janë anëtarësuar që pas shembjes së komunizmit.

“Mendoj se Kosovës i është zhagitur ky proces dhe tani vendimi i Komitetit të Ministrave të na përcillet në Asamblenë Parlamentare dhe ne do të jemi atje”, tha ajo, derisa sqaroi se ky sesion zgjatë nga e hëna deri të premten.

Eco Higjiena

Ajo la të nënkuptohet që ky proces mund të lihet për në qershor, por që, siç u shpreh ajo, është optimiste, ngase është vendosur si pikë e rendit të ditës në ditën e hënë dhe mund të ndodhë edhe gjatë ditëve të javës në vijim.

Lidhur me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, Bilalli Zendeli, deklaroi se “e kemi bërë në të kaluarën dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen”.

“Si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut, së bashku me kolegët e Kosovës e kemi bërë këtë, që prej se jam anëtare e Këshillit të Evropës, dhe do ta bëj edhe tani, ngase vota për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vota më me emocion për mua dhe për gjithë shqiptarët që janë aty”, tha Bilalli-Zendeli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.