BIK në Gjilan ndihmon 500 familje nevojtare
Gjilan – Bashkësia Islame në Gjilan për festën e Kurban Bajramit ka ndihmuar rreth 500 familje nevojtare me nga 5 kg mish dhe ka shpërndarë 70 paketa ushqimore për familjet skamnore.
Bashkësia Islame në Gjilan për çdo festë të Bajramit ndihmon dhe shpërndanë gjëra ushqimore për familjet skamnore, fëmijët jetimë dhe ata që me të vërtet kanë nevojë për këto ndihma.
Edhe për festën e Kurban Bajramit BIK-u në Gjilan ka shpërnda dhe ndihmuar rreth 500 familje nevojtare me nga 5 kg mish dhe rreth 70 paketa ushqimore për familje skamnore që janë dhënë donacion nga ETC kanë njoftuar zyrtarët e BIK-ut./rajonipress/


