RCCOLA

Bije interesimi për leje ndërtimore në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti- Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, është duke hasur në disa vështirësi sa i përket çështjeve që lidhën me kërkesat e qytetarëve për leje ndërtimore. Kjo drejtori është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e situatës së krijuar dhe atë bashkërisht me të gjitha mekanizmat ligjor thotë Dionis Ukaj drejtor.

Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dionis Ukaj thotë se janë duke hasur në disa vështirësi që po ballafaqohet kjo drejtori. “Kjo drejtori, është duke hasur në disa vështirësi sa i përket çështjeve ndaj kërkesave të qytetarëve për leje ndërtimore. Vështirësitë që janë shfaqur tek ne, janë në Planet Rregulluese Urbane” tha Ukaj.

Sipas tij arsyeja e këtyre vështirësive është se shumica e palëve që aplikojnë për Leje Ndërtimore, nuk i plotësoj kushtet duke u bazuar në këto plane, ku një ndër problematikat është, etazhiteti, rrugët si dhe parcelimi u shpreh Ukaj.

Eco Higjiena

Ukaj tha se duke u bazuar nga kjo, drejtoria po has në vështirësi të realizimit të kërkesave të qytetarëve.

Sipas tij gjatë viteve të fundit ka rënë dukshëm edhe numri i Lejeve Ndërtimore, ku vetëm gjatë vitit 2013 janë dhënë 6 leje ndërtimi. “Pas marrjes së detyrës së drejtorit, kemi shqyrtuar këto vështirësi me stafin tonë, Kryetarin e Komunës Sokol Haliti, kryesuesin e Kuvendit Naim Pira, si dhe me disa zyrtarë të lartë nga Ministria e Planifikimit Hapësinorë, për të gjetur zgjidhje nga kjo situatë “ u shpreh ai./rajonipress/