Mobi Casa

Big Ben triumfon në Londër

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Filmi i regjisorit Ben Affleck ia doli përsëri. Këtë të diele “Argo” u përzgjodh për filmin më të mirë të vitit edhe nga Akademia Filmike e Britanisë së Madhe (BAFTA), duke fuqizuar kështu aspiratën e tij për marrjen e çmimit më të rëndësishëm – çmimit Oscar.

Në ceremoninë e mbajtur në Londër filmi i Afleck u nderua me çmimin për filmin dhe për regjinë më të mirë të vitit. Për më tepër, që nata të kalojë në shenjë të “Argo”, ishte Affleck ai që ndau çmimin për filmin më të mirë britanik, “Skyfall”. Producenti i filmit, George Clooney, ndërkaq shpalli aktoren më të mirë dytësore, Anne Hathaway, përderisa gruaja e Affleck, Jennifer Garner, ndau çmimin për adoptimin më të mirë skenarit, që iu nda David O. Russell, për filmin “Silver Linings Playbook”.

Nga ana tjetër, çmimi për aktoren më të mirë të vitit iu nda aktores Emmanuelle Riva (85), për rolin e saj në filmin “Amour”. Edhe pse konkurrente të saj për këtë çmimi ishin Jennifer Lawrence dhe Jessica Chastain, duket se çmimi në Londër vetëm sa ia hapë rrugë aktores franceze edhe për marrjen e çmimit Oscar në këtë kategori.

Anne Hathaway fitoi çmimin si aktorja më e mirë dytësore, për rolin e saj në muzikalin “Les Miserables”.

Aktori Christoph Waltz fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor, për filmin “Django Unchained”, duke mposhtur kështu pretenduesit për Oscar në këtë kategori, aktorët Tommy Lee Jones, Philip Seymour Hoffman dhe Alan Arkin. Ndërkaq, i nominuari tjetër për Oscar, aktori Robert De Niro (për filmin “Silver Linings Playbook”) nuk u nominua fare nga BAFTA.

Filmi “Skyfall” u shpall më i miri në mesin e filmave britanikë, duke lënë pas vetes filmat “Les Miserables” dhe “Anna Karenina”. Në fakt, filmi për agjentin 007 momentalisht konsiderohet filmi më fitimprurës në historinë e Britanisë së Madhe.

ARKATANA

Prodhimin i shtëpisë Pixar, “Brave”, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar, përderisa filmi “Searching for Sugar Man” atë për dokumentarin mirë të vitit. Nga ana tjetër, filmi i Michael Haneke, “Amour”, u përzgjodh si filmi më i mirë në mesin e filmave me gjuhë joangleze.

Në kategorinë e skenarit origjinal, filmi i Quentin Tarantino’s, “Django Unchained”, mposhti “Dashurinë” e Michael Haneke’s dhe “Zero Dark Thirty”, të Mark Boal.

Edhe pse filmi “Lincoln” i Steven Spielberg, ishte i nominuar në 10 kategori, regjisori i njohur nuk ishte pjesë e këtyre nominimeve. Ndërsa, çmimi për filmin më të mirë të shkurtër iu nda regjisores Lynne Ramsey, për filmin

“Swimmer.”

Ndryshe, gjatë 20 viteve të fundit, fitues të çmimit Filmi më i mirë në BAFTA zakonisht iu nda filmave që pastaj fituan edhe çmimin Oscar në këtë kategori (afërisht 50 përqind). Megjithëse, ka pasur edhe raste kur përzgjedhjet e BAFTA’s, respektivisht filmat si “Atonement”, “The Queen”, “Brokeback Mountain” dhe “The Aviator”, nuk kanë qenë të njëjta me ato të Oscar – ku kanë triumfuar filmat “No Country for Old Men”, “The Departed”, “Crash” dhe “Million Dollar Baby”.

Për dallim nga vitet e kaluar, kur BAFTA iu lejonte anëtarëve të jurisë që gjatë fazës së nominimeve të votonin për secilën kategori, dhe pastaj të përcaktoheshin për kategoritë e caktuara gjatë procesit të vendimmarrjes – që ishte në kundërshti të plotë me procesin për Oscar – sivjet kjo rregull u ndryshua, që nënkupton se tani i gjithë procesi është i njëjtë me atë të Akademisë Amerikane të Filmit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.