Biffar ofron përkrahje për Kllokotin

Kllokot– Drejtori regjional i OSBE-së Ulrich Biffar ka vizituar komunën e Kllokotit, ku është pritur nga kryetari i komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç dhe nënkryetari për komunitete i kësaj komune Hasan Rashiti. Biffar ka uruar kryetarin Spasiç dhe nënkryetarin për komunitete Rashitin për pozitat e tyre, njëkohësisht ju ka dëshiruar suksese në punë.
Ndër të tjera gjatë takimit Ulrich Biffar tha se shpresoj që vizita jonë do të jetë hapi i parë për vendosjen e bashkëpunimit të suksesshëm dhe afatgjatë. “Ju do ta keni përkrahjen tonë të plotë në vazhdimësi dhe besojmë në përkushtimin tuaj për punë të suksesshme”.
Nga ana tjetër kryetari Spasiç shprehu kënaqësinë për vizitën e përfaqësuesit të lartë të OSBE -së duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim të gjerë dhe afatgjatë me këtë organizatë.
“Do të bëjmë çmos që të përparojmë dhe të respektojmë ligjet dhe të drejtat e njeriut në komunën tonë multietnike, dhe në këtë mënyrë do të kemi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e misionit tuaj” përfundoi Spasiç.
Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që komuna Kllokotit të siguroj një hapësirë zyrtarëve të OSBE-së në objektin e ri të kësaj komune kur ai te jete gati dhe funksional për punë të administratës kanë njoftuar për rajonipress zyra për informim e komunës së Kllokotit./rajonipress/